Erjon Brace sulmon edhe Doris Pack: Ke pasion të zjarrtë për të ngucur të rinjtë. Tani ke Lulzimin

Shqipëria

Erjon Brace sulmon edhe Doris Pack: Ke pasion të zjarrtë për të ngucur të rinjtë. Tani ke Lulzimin

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 17:37

Erjon Brace, deputeti i Partisë Socialiste, duket se ka marrë përsipër të sulmojë cdo politikan brenda dhe jashtë vendit. Këtë rradhë Brace ka vënë në shënjestrën e tij eurodeputeten Doris Pack për mbështetjen që ajo i ka dhënë kreut demokrat Lulzim Basha, si dhe për deklarimet e saj në lidhje me lidhjet e politikës me krimin. Madje Brace e nis me ironi komentin e tij ndaj europarlamentares, duke vënë në dukje dëshirën e zjarrtë të saj për të qenë pranë apo ngucur të rinjtë.
"Më kish marrë malli për Doris Pack!! Sapo e pashë, ishte shëndoshë e mirë, pak më e moshuar por me dëshirën e flaktë, atë të zakonshmen e të njohur tashmë në këto anë, për të qenë pranë apo ngucur të rinjve!!
Këtë herë ka Bashën! Përtej kësaj më kish marrë malli për të folurën e saj; Është kështu, ndoshta mund të mos jetë kështu por patjetër që është ashtu!! Turp e faqja e zezë dhe, ankohem për simotrën e saj Saliun pastaj. Pasionare Doris;
Meqë fole për pushtetare të akuzuar, ndoshta edhe të dënuar por ndoshta edhe jo të denuar, por kriminelë me Ramën, me lejo te të them:
Cuni të cilit i dole për zot sot, tamam ai Lulzimi i krehur e vajisur, është i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria e Republikës, i pagjykuar, për shkak se ishte me raport mjekësor deri ditën që rimori imunitetin por me siguri keqbërës dhe me cështje të pambyllur!
E dinë të gjithë këtë përvec teje! Ti a e kupton cdo të thotë kjo?. Tani bëje atë thirrjen proletare për të mbrojtur Lulzim Bashen!Tani bëje atë thirrjen proletare për të mbrojtur Lulzim Bashën!”, shkruan Brace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat