Enno Bozdo i përgjigjet Ramës: Nga 1 milionë kafe që pijnë shqiptarët, TVSH është 100 mijë USD

Shqipëria

Enno Bozdo i përgjigjet Ramës: Nga 1 milionë kafe që pijnë shqiptarët, TVSH është 100 mijë USD

Nga: Gjergj Koja Më: 2 shtator 2015 Në ora: 17:08

Enno Bozdo, Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike, i është përgjigjur me një koment në Facebook komenteve të Kryeministrit Edi Rama mbi operacionin ndaj informalitetit.

“Kryeministri sapo deklaroi: 1 milionë kafe në ditë që pinë shqiptarët, nga mospagimi TVSH (mungesa e kuponit), shqiptarët humbin 61 milionë usd.
Tani, le të bëjmë pak llogari:
Cmimi mesatar i kafes është 60 lekë të reja, dhe TVSH mbi këtë cmim është 12 lekë të reja.
1 miIione kafe atëherë bëjnë 12 milionë lekë të reja apo afërsisht 100 mijë usd.
Pra jo 61 milione usd por vetem 100 mijë usd.
Pavarësisht se në fakt këto biznese te vogla e paguajnë pjesën e tyre të tatim fitimit..por kjo është cështje edhe më e komplikuar për kryeministrin”, shkruan Bozdo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat