Qeveria, 40 mln lekë për mjekimin e deputetit të PD-së

Shqipëria

Qeveria, 40 mln lekë për mjekimin e deputetit të PD-së

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:45

Këshilli i Ministrave me anë të vendimit Nr. 711, datë 26.8.2015, ka vendosur që t’i mbulojë shpenzimet e mjekimit z. Alban Zeneli, në masën 4 000 000 (katër milionë) lekë të reja.

VKM-ja përcaktonte gjthashtu se ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.

Alban Zeneli është deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Kukësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat