Gjiknuri: Rritje sigurisë në miniera, revokohen 18 leje minerare

Shqipëria

Gjiknuri: Rritje sigurisë në miniera, revokohen 18 leje minerare

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 14:11

Qeveria do të ndërmarrë një sërë masash për rritjen e sigurisë në miniera. Në një njoftim për mediat, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha se objektivi kryesor në sektorin minerar mbetet rritja e sigurisë në punë. Gjiknuri tha se do të ndalohet aktiviteti minerar në zonën D në minierën e Bulqizës, ndërsa 18 leje minerare do të revokohen.

“Kemi revokuar 200 leje minerare. Janë mbyllur 119 galeri të braktisura. Edhe gjatë këtyre dy viteve ka pasur viktima në aktivitetin minerar. Jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë punë për të bërë në këtë sektor që ka dalë jashtë binarëve në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike”, deklaroi Gjiknuri”, tha Gjiknuri në një komunikim me mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Gjiknuri tha më tej se nga kontrollet e kryera kanë rezultuar të rrezikshme 62 zona minerare, ku do të ndalohen aktivitetet ilegale që rrezikojnë jetën e banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat