Totozani nisëm rajonale mes Ombudsmanëve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e emigracionit

Shqipëria

Totozani nisëm rajonale mes Ombudsmanëve të Ballkanit Perëndimor për çështjet e emigracionit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 13:49

Avokati i Popullit Igli Totozani propozon ndërmarrjen e një nisme rajonale për të krijuar një platform të bashkërendimit të institucioneve të Ambudsmanëve të Ballkanit Perëndimor në angazhimet e tyre në përgjigje të krizës së emigracionit. Nisma e Totozanit ka gjetur mbështetjen e homologut të tij në Prishtinë, Hilmi Jashari. Nisma rajonale synon të kontribuojë në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut për emigrantët të cilët tranzitojnë vendet e rajonit, por edhe mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve azilkërkues nga rajoni të cilët kthehen nga vendet e Bashkimit Europian në vendet e tyre të origjinës.
Homologët nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në planin rajonal dhe atë ndërkombëtar. Avokati i Popullit të Shqipërisë Totozani shprehu angazhimin për të mbështetur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në organizmat dhe rrjetet ndërkombëtare të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut.
Duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit të institucionit të Avokatit të Popullit me shoqërinë civile, të dy palët u dakorduan për zhvillimin së afërmi në qytetin e Kukësit të një auditoriumi të përbashkët me organizma të shoqërisë civile në Shqipëri dhe në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat