Veliaj: Tirana është mbrapa me pastrimin

Shqipëria

Veliaj: Tirana është mbrapa me pastrimin

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:58

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një mbledhje me 24 administratorët e kësaj bashkie. Veliaj sqaroi se 24 administratorët e bashkisë së kryeqytetit do të jenë drejtues të grupeve vullnetare që do të pastrojnë Tiranën më 4 shtator.

Kryebashkiaku shtoi se ky aksion vullnetar është i nevojshëm pasi “Tirana është mbrapa me pastrimin”. Më pas Veliaj shtoi: “Teksa përgatitemi për aksionin e 4 shtatorit, ju them se jemi mbrapa me pastrimin. Taksa e pastrimit, krahasuar me punën që duhet për të hequr plehrat nga Tirana, nuk është në përputhje”.

Kryetari i bashkisë tha se kompanitë e pastrimit do të jenë në punë përgjatë 24 orëve në datën 4 shtator. Ai u kërkoi kompanive që kanë kontrata që të jenë në gatishmëri me të gjitha forcat, të jenë në dispozicion të administratorëve. “Nëse për qytetarët aksioni do të zgjasë disa orë, për kompanitë do të jetë 24 orë”, tha Veliaj.

Në fund kryebashkiaku tha: “Gjobat po funksionojnë. Nuk do të tërhiqemi kur vjen puna te ata që na ndotin qytetin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat