Arsimi profesional, Klosi: 2000 të regjistruar në dy ditë

Shqipëria

Arsimi profesional, Klosi: 2000 të regjistruar në dy ditë

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:45

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, ka zhvilluar një takim me drejtorët e shkollave të mesme profesionale. Gjatë takimit, Klosi është shprehur se ministria po harton një projektligj të ri sipas standardeve evropiane, bazuar në modelin gjerman.

Sipas ministrit Klosi, shifrat flasin për rritje të interesit të të rinjve për të zgjedhur një shkollë profesionale, kjo e nxitur edhe nga kërkesat e vendeve të zhvilluara për krah të kualifikuar pune. ​Vetëm dy ditët e fundit ka pasur një numër prej 2000 të regjistruar, nga ku 700 janë regjistruar në Tiranë.

"Ditët e fundit, është rritur numri i regjistrimeve në shkollat profesionale. Në të gjitha shkollat profesionale të vendit në këtë vit të parë, numri i të regjistruarve ka shkuar në rreth 1900, kërkesë e lartë kjo, që duket se ka kaluar pritshmëritë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Politikat qeverisëse, por edhe kërkesat e vendeve të zhvilluara për krah të kualifikuar pune, duket se kanë nxitur të rinjtë shqiptarë që ta kthejnë vëmendjen pikërisht nga arsimi profesional, i cili në vitet e kaluara s’preferohej", tha Klosi.

Ai u bëri thirrje drejtorëve të shkollave të bashkëpunojnë për të ofruar një arsim profesional cilësor dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Klosi theksoi se edhe në këtë degë të arsimit do të ketë bursa studimi për të gjithë nxënësit në nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat