Kastriot Islami: Shqipëria drejt greminës, droga transportohet me avion njëlloj si në Amerikën Latine

Shqipëria

Kastriot Islami: Shqipëria drejt greminës, droga transportohet me avion njëlloj si në Amerikën Latine

Nga: Gjergj Koja Më: 1 shtator 2015 Në ora: 23:34

Deputeti demokrat Kastriot i slami shprehet se vendi po shkon drejt humnerës ekonomike dhe sociale. Sipas i slamit, Shqipëria është i vetmi vend i NATO-s dhe i vetmi vend që kërkon të anëtarësohet në BE, qëi kërkohet dekriminalizimi i politiikës, Përmes një komenti në Facebook, i slami thekson se në dy vitet që qeveriset nga Rama, Shqipria është kthyer në vendin ku droga transportohet me avion, njëlloj si në vendet e Amerikës Latine.
Komenti i deputetit i slami
Rrëshqitja drejt krizës dhe humnerës ekonomike e sociale
*****
Prej dy vitesh me i nstalimin e oligarkisë, banditizmit dhe krimit në parlament e administratën publike dhe thellimin e krizës ekonomike po vihen re disa dukuri që nuk kishin dimensione të tilla më parë apo nuk ekzistonin fare:
1) sasia e hashashit është rritur në mënyrë maramendese, ajo mbillet kudo dhe në sasi të konsiderueshme si asnjëherë tjetër më parë dhe ne sasi të paimagjinueshme më parë!????
2) për herë të parë nga Shqipëria po kryhet transporti/trafiku i hashashit dhe drogave të forta me avion e madje nga aeroportet ushtarake si në vendet e Amerikës Latine!???
2) numri i shqiptarëve të pashpresë që po emigrojnë dhe kërkojnë azil politik është pas Sirisë, një vend në luftë!????
3) numri i minorenëve shqiptare që po shëtisin në rrugët e Europës është pas atij të Egjyptit, një vend në turbullira sociale e politike!??
4) numri i bizneseve që po mbyllen apo falimentojnë po shkon në shifra të frikshme!???
5) Shqipëria është i vetmi vend në Europë, e për më tepër anëtar i NATO dhe kandidat për në BE që Parlamenti Europian i ka kërkuar Dekriminalizimin e Parlamentit!????
****
Të gjithë që takoj pyesin me të drejtë: Cfarë po ndodh? Përse gjithë ky regres? Ku mund të shkohet në këtë mënyrë?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat