Rama në SHBA me ftesë të Fondacionit Clinton

Shqipëria

Rama në SHBA me ftesë të Fondacionit Clinton

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 18:03

Kryeministri Edi Rama do të jetë i ftuarnga Fondacioni Clinton, i cili drejtohet ng ISH-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton në eventin e përvitshëm në qytetin e Neë York-ut, që do të mbahet në datat 26-29 Shtator.
Mes 1 mijë liderëve botërorë të fushës së biznesit, politikës, qeverisjes, filantropisë apo shoqërisë civile i ftuar do të jetë edhe Edi Rama.
Enti i 11të i fondacionit që do të mbahet në Neë York, do të quhet “E ardhmja e impaktit”, dhe ka për synim të lokalizojë sfidat globale të dekadave të ardhshme.
Mes të ftuarve do të jenë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, presidenti i Bankës Botërore e shumë personalitete të tjera në rang global.
Përfaqësuesit e rajonit në këtë eveniment duket se do të jenë ekskluzivisht të trevave shqiptare, pasi veç Kryeministrit Rama, e ftuar do të jetë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga.
Kryeministri Edi Rama gjatë dy viteve të drejtimit të qeverisë ende nuk ka zhvilluar një vizitë zyrtare me ftesë të Departaentit Amerikan në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat