Nëse pas 1 Janarit 2016, mbani fëmijë në sediljen e parë gjobiteni

Shqipëria

Nëse pas 1 Janarit 2016, mbani fëmijë në sediljen e parë gjobiteni

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 17:38

Nëse pas 1 janarit të vitit të ardhshëm do të mbani fëmijë të ulur në sediljen e parë të makinës do të gjobiteni.
Policia Rrugore do të nisë një fushatë informuese për qytetarët për këtë ndryshim në Kodin Rrugor që është bërë në periudhën mars-prill.
Ndryshimet ligjore do të hyjnë në fuqi më 1 janar të vitit 2016 dhe çdo kundërvajtës do të gjobitet nga 5 mijë lekë deri në një mijë lekë si dhe heqje të lejes së drejtimit për 6 muaj deri në një vit.
Kodi i ri Rrugor përcakton që fëmijët deri në 12 vjeç duhet të jenë të ulur në sediljet e pasme të automjetit, ndërsa për fëmijë të moshës më të vogël është e detyrueshme edhe ulëse e veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat