Arben Ristani: Trafiku i drogës me avion vazhdon nga zona e Vlorës dhe Sarandës

Shqipëria

Arben Ristani: Trafiku i drogës me avion vazhdon nga zona e Vlorës dhe Sarandës

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 13:09

Partia Demokratike deklaroi përmes Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, se nuk do të pajtohet asnjë minutëme kthimin e vendit në republikë të drogës. ” Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës. Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal. Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.
Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës. Autoritetet tona nuk kishin nga t’ia mbanin dhe u detyruan të ndërhynin”, theksoi Ristani. Sipas tij, trafiku i drogës me avionë vazhdon sërish, derisa të zbulohet e të ndalohet nga policitë e vendeve fqinje.
“Trafiku i drogës do të vazhdojë sigurisht sepse është rezultat i kanabizimi të vendit, në cdo fshat e në cdo cep. Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të metejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koco Kokëdhimës me dekret të vecantë të Edi Ramës.
Cfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë. Ky fenomen shkatërrues për vendin dhe për qytetarët, është dëshmi e krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin. Ne bashkë me qytetarët do ta ndalim këtë ortakëri të qeverisjes me krimin që sjell përfitime për një grusht trafikantësh e zyrtarësh dhe sjell rrënim për qytetarët e për vendin”, tha Ristani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat