Shpërdoroi detyrën, përjashtohet ish-shefi i komisariatit të Kavajës

Shqipëria

Shpërdoroi detyrën, përjashtohet ish-shefi i komisariatit të Kavajës

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 13:00

Përjashtohet nga strukturat e policisë ish-shefi i komisaritatit të Kavajës, Arbëresh Vokshi. Përjashtimi i Vokshit është bërë sot me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Vokshi akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste: marrjen e 2 mijë eurove ryshfet për një ndërtim pa leje dhe fshehjen e disa informacioneve që kanë të bëjnë me mbjellje të lëndëve narkotike.

Arbëresh Vokshi ka qenë shef i komisariatit të Kavajës, por pas pezullimit nga kjo detyrë ishte emëruar provizorisht specialist tek Antiterrori në D.P.Q. Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat