Operacioni kundër informalitetit/Rama: Luftë patriotike kundër zinxhirit të hajdutërisë

Shqipëria

Operacioni kundër informalitetit/Rama: Luftë patriotike kundër zinxhirit të hajdutërisë

Nga: Gjergj Koja Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:46

Luftë patriotike e ka quajtur Kryeministri Edi Rama aksionin kundër informalitetit. Ne një takim me anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtues të Tatimeve dhe Doganave, Kreu i Qeverisë tha se ka nisur të vijë era shtet, por për një shtet që meritojnë fëmijët tanë, duhet ende punë dhe pjesë shumë e rëndësishme është operacioni që nisim sot.

“Jeni në llogore dhe nuk ka nevojë të shkrepni armën e nacionalizimit por merrni kuponin tatimor dhe mos paguani pa e marrë kuponin tatimor. Ka nisur të vijë era shtet por për një shtet që meritojnë fëmijët tanë duhet ende punë dhe pjesë shumë e rëndësishme është operacioni që nisim sot. Ky është një operacion në mbrojtje të konsumatorit dhe në krah të sipërmarrësve që paguajnë taksat dhe kundër zinxhirit të hajdutërisë që shkencërisht quhet informalitet, por shqip quhet hajdutëri”, tha Rama. Sipas tij, për vitet të tëra u është bërë bisht reformave jetike, madje u rrënjos ideja se ky vend nuk bëhet dot.

“Kalojmë në një fazë të luftës së zinxhirit të informalitet për t’ia dalë që të ulet në një nivel të pranueshëm për këtë vend që kërkon të hyjë në BE. Shqipëria wshtw në gjendje lufte me këtë fenomen. Njësoj si kultivikimi i narkotikëve, edhe ky zinxhir dëmton shumë më tepër se sa shifrat. 600 grupe inspektimi të përbashkëta janw nw terren dhe në mënyrë sistematike të përjavshme do të bëjnë bilancin. Në mbi 20 vite asnjë qeveri nuk e tentoi këtë operacion. Ne nuk jemi votuar për ta përdorur pushtetin për t’u ricikluar në pushtet.Jemi votuar për ata që kanë të drejtë të thonë se duan rroga e pensione më të larta. Nuk e ekzagjeroj, kjo është një luftë patriotike.

Të ushqejmë rrënjët e këtij vendi që është amaneti i të parëve tanë. Më pëlqen të paguaj taksa se me të blej civilizimin. Me taksat ne nuk bëjmë atë që thoshin komunistët, nuk i japim gjakun kapitalizmit, blejmë civilizimin.

Të paguash taksa është akti themelor i të qenurit patriot. Nëse refuzoni të paguani taksa, refuzoni inercinë për të shkuar përpara duke dëmtuar të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj. Ju që paguani taksa nuk mund t’ua falni më pa marrë kuponin tatimor. Nuk mund të lejoni më privatin të mos i japë shtetit atë që i takon. Nuk ka nevojë të shkrepni armët e nacionalizmit, mjafton të merrni kuponin tatimor. Nëse të gjithë e bëjmë këtë do të gjendemi në një hapësirë të re ekonomike. Ajo çfarë ju nxirrni nga xhepi duhet të rikthehet sërish në xhepin tuaj”, tha Rama.

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj në fjalën e tij u shpreh se lufta kundër informalitetit është lufta ndaj pabarazisë nuk është betejë represive por një aksion bashkëpunimi me sipërmarrësit dhe qytetarët. "Kemi sfidë shumë të rëndësishme përtej debatit shterpë politik ai nuk na merr dot përpara.Beteja kundër informalitetit është një betejë ndaj pabarazisë.Sot është ditë e rëndësishme që seshtë thjeshtë kundër informalitetit.Sështë luftë shifrash por kundër pabarazisë. Betëjë që e ngre shoqërinë shqiptare në një nivel tjetër. Nuk është betejë represive por si një aksion bashkëpunimi me sipwrmarrjen", tha ministri Ahmetaj.

Më tej ministri u shpreh se ekonomia shqiptare ka ndërruar faqe nuk pret më vetëm nga importet por tashmë prodhon dhe eksporton. “Ekonomia pas 23 vitesh ka ndrruar faqe. Nuk pret nga importet për të ngrënë por drejtohet nga prodhimi. Ky vend ka filluar të eksportojë prodhime manifakture jo vetëm fason por për habi të shqiptarve edhe pajisje për makina. E kemi marrë në 2013 me admnistratwn fiskale të shkatwrruar sot mbledhim 27% të PPB. Duhet të japin llogari të ikurit që mblidhnin më pak”, tha Ahmetaj.

Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe drejtoresha e Doganave Pranvera Fagu nënvizuan në një zë se se lufta ndaj informalitetit nuk është kundër biznesit por e mbështet atë dhe mbron konsumatorin.

“Kur erdhëm në pushtet ekonomia ishte në ditën më të zezë pas 1997. Borxhi publik kishte arritur në fakt mbi 70 % të prodhimit të Brendshmë Bruto, ndërsa në realizimin e të ardhurave mungonin 23. 3 miliardë lekë. Për herë të parë Qeveria ndërmerr një reformë gjithëpërfshirëse. Lufta ndaj informalitetit nuk është fushatë kryqëzuese ndaj biznesit”, tha Cani.

Nw vijim ai hodhi poshtw deklarimet mbi mungeswn e tw ardhurave nw tatime dhe dogana.” 2.3 miliardw lekë që mungojnë janë për shkak të uljes së naftës në tregjet ndërkombëtare. 1,3 miliardw lekë mungojnë për shkak të uljes së importit të energjisë elektrike. 1.2 mld lekë mungojnë për shkak të uljes së normës së interesit nga BSH. 730 mln lekë mungojnë për shkak lehtësirave nga importi i makinerive. 500 mln lekë mungojnë për shkak importit të bujqësisë. Kemi humbur nga të ardhurat por kemi përfituar nga prodhimi i brendshëm. 2.2 mld lekë mungojnë për shkak të rimbursimit të biznesit, ndryshe nga si ishte vepruar më parë. 2 mld lekë për shkak të një ndryshimi të procedimi. 2 mld lekë për shkak të mos rritjes së inflacionit, nuk u rritën çmimit. Nëse do kishim 100 lekë rritje çmimi 20 lekë do shkonin të ardhurat. 3.2 mld lekë mungojnë për shkak të akcizës së cigareve. Prodhimi ka zëvendësuar importin.

Po të mbledhim të gjithë këta faktorë bëjnë mbi 15 mld lekë nga 15.5 që mungojnë tek të ardhurat. Informaliteti e evazioni nuk kanë lindur pas qershorit 2013. Për herë të parë kjo qeveri ndërmerr një reformë duke përfshirë këdo duke nisur nga administrata. Mbrojmë konsumatorin e ndershëm. Suksesi i kësaj reforme në interes të çdo konsumatori. Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve për çdo rast të informalitetit”, tha Cani.

Drejtoresha e Doganave, Pranvera Fagu shprehu besimin se kjo betejë do të fitohet, sespe nuk po luftohen bizneset por paligjshmëria.

Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj tha se lufta ndaj informalitetit është në mbrojtje të biznesit. “Jemi të bindur që do të kemi mbështetje për operacionin pasi lufta është ndaj informalitetit, jo ndaj biznesit. Me aksionin tonë duam të luftojmë abuzuesit dhe evazorët”, theksoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat