Rroshi fton demokratët: Mbroni interesat e atyre që ju kanë votuar

Shqipëria

Rroshi fton demokratët: Mbroni interesat e atyre që ju kanë votuar

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 11:55

Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, bëri një ftesë publike për këshilltarët e PD-së, pas bojkotit nga ana e tyre të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Rroshi iu drejtohet këshilltarëve të djathtë që të bëhen pjesë e mbledhjeve, pasi një ditë më parë, humbën votimin për ndihmën ekonomike të njerëzve në nevojë.

Kreu i Bashkisë së Kavajës shkruan se, me pjesëmarrjen e tyre ata mbrojnë interesat e demokratëve, të cilët i kanë votuar.

“Ftesë publike:

Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, këshilltarët në minorancë të SHQUP-it të vogël të Kavajës munguan, edhe pse do votohej ndihma ekonomike për familjet që janë vërtet në nevojë.

Për 5 ditë kemi mbledhje tjetër mbi emergjencën e ekipit tonë të zemrës “Besa”.

Ju ftoj të vini të mbroni interesat e demokratëve të ndershëm, sepse edhe pse në minorancë absolute, sërish talleni me votat e atyre që ju kanë besuar”, shkruan në “Facebook”, Elvis Rroshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat