“Parashqevia e Lindita”, Ngjela: Sigurimi kërcënonte, po s’të shtrëngonte të bëje dashuri me zor

Shqipëria

“Parashqevia e Lindita”, Ngjela: Sigurimi kërcënonte, po s’të shtrëngonte të bëje dashuri me zor

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 09:54

Politikani i njohur Spartak Ngjela, që i ka provuar vitet e hidhura të burgut në diktaturë, ka dhënë mendimin e tij edhe për debatin publik të hapur së fundmi për lidhjet e artistëve të dikurshme me shefat e Sigurimit të Shtetit. A ishin të privilegjuara, artistet që mbështeteshin nga Sigurimi, a funksiononte kështu ngjitja në karrierë.

Ngjela thotë: “Nuk ka funksionuar kështu. Këto janë amplifikime. Me dëshirë, artistët dhe artistet kanë bërë si kudo. Përsa i përket “shtrëngimit policor të seksit”, ai nuk ka ekzistuar në sistem. Raste sporadike mund të ketë pasur, por me personat publikë femra, ishte pamundësi absolute të ndodhte. Dashuria në qarqet artistike në diktaturën hoxhiste ishte pjesa më e emancipuar e erotikës në një diktaturë orientaliste shqiptare që ishte kundër saj.

I pyetuar se çfarë përshtypjesh ka për Parashqevi Simakun dhe Lindita Thaodhorin, ai shprehet: “Ato ishin dy femra të veçanta me sens progresist në atë tmerr që kishte pushtuar muzikën shqiptare nga histeria antiperëndimore që kishte regjimi. Si të gjitha këngëtaret, nuk besoj se mund të jenë shtrënguar të bënin dashuri me zor. Sigurimi i Shteti kërcënononte këndo, por nuk ka pasur mundësi të dominojë seksualisht në femrat publike.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat