Vuçiç: Edi, politikan botëror, unë lokal

Shqipëria

Vuçiç: Edi, politikan botëror, unë lokal

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 22:23

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar një debat televiziv për emisionin Okruzenje (Fqinjësi), të regjistruar gjatë samitit të Vjenës, ku në fokus ishte bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE.

Në debatin televiziv kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh se “do te ishte mirë të ishim takuar edhe më pare. Në Serbi ka shumë të atillë që do të thonë se si jam ulur dhe po flas, se kam nënçmuar Serbinë apo dicka tjetër dhe do të ketë të atillë edhe në të ardhmen pasi të gjitha i kemi provuar. Tani do të përpiqemi në një mënyrë tjetër duke i respektuar edhe ata, por në radhë të parë të respektojmë vetën dhe popullin tonë. Unë kam qene dhe mbetem serb dhe jamë krenar për ketë, ashtu siç edhe Rama do të jetë gjithmonë krenar se është shqiptar. Në kemi hapur një faqe të re mes dy vendeve dhe sot kemi filluar të bisedojme dhe të përpiqemi të eksportojmë sa më shumë në Shqipëri dhe ato të kalojnë në Serbi. Nga kjo do të kemi dobi dhe do fitojmë më tepër dhe njerëzit do të jetojnë më mirë”.

Përsa i përket bashkëpinimit mes dy vendeve, kryeministri i Serbisë, Vuçiç ,u shpreh se “Serbia dhe Shqipëria kanë biseduar ngushtë për bashkëpunimin dhe jam i intersuar për diçka të rëndësishme, pasi shqiptarët kanë patur qendrim racist ndaj serbëve dhe serbët po ashtu ndaj shqiptarëve dhe ne do të bashkëpunojmë në këtë drejtim dhe bashkëpunimi ynë të shkojë në të mirë të qytetarëve tanë në shkëmbime kulturore e ekonomike, që të mësojmë për njëri- tjetrin me shumë dhe të bashkëpunojmë po më shumë me një këndvështrim të ri”.

Ndërsa për bashkëpunimin ekonomik, Vuçiç u përgjigj se “Bashkëpunimi ka nisur nga kjo që kemi bërë sot së bashku. Tërë ajo befasi për dikë por ne së bashku jemi këtu dhe kemi kërkuar së bashku hartimin e planit për studimin e fizibilitetit, pra studimin për zbatueshmëri për ashtuquajtruri projet–dokumentacionit për rrugën Nish-Prishtin-Durrës dhe bashkë kemi punuar për këtë projekt se është e rëndësishme për të dy popujt tanë dhe rajonin në tërësi”.

Për ndeshjen e futbolit, të cituar nga Rama, Vuçiç tha se” Rama më ka ftuar në Tiranë dhe unë do të shkoj ta ndjek ndeshjen në Elbasan. Pastaj do të merremi vesh se si serbët do të ndërtojnë hotele në Durrës e të investojnë në Shqipëri”.

Nërsa për çeshtjen e paqës në rajon, Vuçiç u përgjigj se “Ne nuk bisedojmë për luftrat as të 1945, aë ato të perandorisë otomane, apo lidhjen e Prizrenit, por ne flasim në mënyrë precise për bashkëpunimin dhe ato që na interesojnë për të ardhmen. Ne flasim edhe me përfaqesuesit e Prishtinës dhe kemi nënshkruar marreveshje në Bruksel dhe askush nuk duhet të mërzitet dhe kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen. Gjuha e urrejtjes nuk ka kuptim dhe e vetmja zgjidhje është bashkëpunimi i një politike normal se kjo është më shumë mirëqenje”.

Lidhur me pyetjen se cfarë do të doni të shihni ndryshe në politiken shqiptare, Vuçiç tha se “nuk hyjmë në ato gjëra ne bashkëpunojmë. Edi Rama eshte politikan boteror, ndersa une lokal. Unë nuk mund t’i ndryshoj qëndrimin Ramës për Metohine, por kjo nuk do të thotë se nuk do bashkëpunojmë ne vazhdimesi për paqe në Ballkan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat