Zjarr i fuqishëm në Karaburun, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Shqipëria

Zjarr i fuqishëm në Karaburun, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 20:39

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbremjen e sotme në zonën turistike të Karaburunit në Vlorë.
Zjarri është krijuar në formë unaze në zonën pyjore dhe mësohet se po depërton me shpejtësi.Deri tani mësohet se janë shkrumbuar dhjetra hektarë.
Korrespondentja jonë nga Vlora, Jerola Ziaj, na informon se nderhyrja nga toka per shuarjen e zjarrit është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë, por edhe erresires.
Ndërkohë një zjarrëfikëse është angazhuar në operacion për parandalimin e depërtimit të flakëve drejt bazës së Pashalimanit, apo zonës së banuar përreth.
Shefi i stacionit zjarrefikes, Luan Kapaj, deklaron se dyshohet për një zjarr të qëllimshëm nga barinjte e zones.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat