Operacioni kundër informalitetit/600 grupe në terren. Detajet e planit të Qeverisë kundër evazionistëve

Shqipëria

Operacioni kundër informalitetit/600 grupe në terren. Detajet e planit të Qeverisë kundër evazionistëve

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 18:10

Duke filluar nga 1 shtatori, 600 grupe pune dhe një sërë strukturash shtetërore, përfshirë këtu Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë, do të angazhohen në një operacion të gjerë kundër infornalitetit dhe evazionit fiskal. Një ditë para nisjes së operacionit të paralajmëruar prej disa javësh nga Kryeministri Edi Rama, zbulohen edhe detajet e planit të hartuar nga Qeveria, e cila ka shpallur luftën ndaj informalitetit si prioritare në 300 ditëshin e tretë të punës së saj.

Ja ku konsiston plani i qeverisë në luftën kundër informalitetit

Operacioni kundër informalitetit do të konsistojë në dy faza, fillimisht është, plani i veprimit afat shkurtër dhe më pas do të jetë hartimi i një plani veprimi përfundimtar që do të jetë 2 vjeçar, (2016-2017). Ky plan pëfundimtar do të jetë gjihpërfshirës dhe pritet të jetë gati në muajin Dhjetor 2015.
Sa i përket planit të veprimit afatshkurtër, i cili starton në 1shtator, ka si qëllim të promovojë aktivitetin formal. Ky plan synon gjithashtu rritjen e punësimin formal si dhe rritjen e zbatimit vullnetar të ligjit dhe pagesës së taksave dhe tatimeve.
Një tjetër synim i planit afatshkurtër është rritja e kapaciteteve të kontrollit dhe të bëhen penalitetet edhe më dekurajuese.
Plani i qeverisë, ndër të tjera synon edhe zhvillimin e kapaciteteve të kontrollit/auditimit të Drejtorisë së Përgjihshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në këtë kuadër synohet përmirësimi i shkëmbimit të të dhënave ndërinstitucionale dhe ashpërsimi i penaliteteve për shkelësit e ligjit.
Gjithashtu plani synon edhe gjithëpërfshirje në luftën kundër informalitetit të publikut, biznesit, insitucioneve, por edhe median.
Si pjesëeplanit synohet të rritet komunikimi ndërinstitucional dhe pjesëmarrja e publikut dhe biznesit të ndershëm. E githë kjo bëhet për të mbrojtur konsumatorin
Qeveria gjithashtu kërkon ndërgjegjësimin e biznesit të ndershëm, duke e ftuar atë të bëhet pesëmarrës në këtë operacion në luften kundër informalitetit, teksa fokusi kryesori operacionit do të jetë biznesi i madh me vet-deklarimet apo pasqyrat financiare.
Ndërsa nga publiku kërkohet ndërgjegjësim për aspektin pozitiv të formalizimit, ku pagesa e taksave do të thotë përfitim i shërbimeve publike. Tërheqja e kuponit tatimor e kthen çdo qytetar në inspektorin e parë tatimor. Gjithashtu publikut do t’I bëhet e qartë se ka sanksione për mos tërheqjen e kuponit tatimor.
Sa i përket administratës shtetërore do të ketë sensibilizm për detyrimin që ka për
tërheqjen e kuponit tatimor.
Ky plan konsiston edhe në aspektin legal, ku do të ketë ashpërsim të masave ligjore
për moszbatuesit e ligjit. Do të ketë ashpërsim të masave ligjore për administratën tatimore dhe doganore. Do të ketë detyrim për t’u trajnuar /dhe testuar. Si edhe do të ketë ashpërsim të masave në rastet e korrupsionit të administrates.
Gjithashtu pritet të ketë ndryshime ligjore për rritjen e incentivave për zbatimin e ligjit
Plani do të konsstojë edhe në identifikimin e zonave, sektorëve dhe bizneseve me risk të lartë, si sektori i karburanteve, duhanit, profesionet e lira (audituesit, ekspertët kontabël etj.)
Do të krijojhet një task-forcë e përbashkët me përfshirjen e DPT, DPD, sektorit kundër Krimit Ekonomik, Inspektoratit të punës. Do të thjeshtohen strukturat operativo – hetimore të DPD dhe DPT. Gjithashtu do të ketë thjeshtim të procedurave të hetimit, kontrollit dhe vlerësimit të DPT dhe DPD.
Do të ketë rritje të kapaciteteve, aftësive profesionale, komunikuese, bashkëvepruese të administrates si edhe promovim i korrektëve dhe ndëshkim i jo korrektëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat