Berisha: Eksodi i fëmijëve, rekord i zi dhe cnjerëzor i Qeverisë Rama

Shqipëria

Berisha: Eksodi i fëmijëve, rekord i zi dhe cnjerëzor i Qeverisë Rama

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 17:45

Një rekord tjetër të të zi, e ka cilësuar, ish-Kryeministri Sali Berisha, raportin e ministrisë së Punës të Italisë, sipas të cilit Shqipëria renditet e dyta përsa i takon fëmijëve të mitur emigrantë në këtë vend, që nuk shoqërohen nga më të rritur. Përmes një komenti në Facebook, Berisha shkruan se eksodi i fëmijëve është një rekord cnjerëzor i Qeverisë Rama. “Këto të dhëna faktojnë fytyrën çnjerëzore të politikave sociale të Qeverise shqiptare. Edi Rama, nga i cili kemi çdo ditë nga një rekord të zi në botë, në një samit të vendeve që me politikat e keqia largojnë qytetarët nga vendi i tyre, do rrjeshtohej në krah të Asadit apo i dyti fill pas tij për eksodin e të rriturve, dhe në krah të Sislit, apo i dyti fill pas tij, për dramen dhe eksodin e fëmijëve shqiptarë”, shkruan Berisha.

Komenti i plotë i ish-Kryeministrit

Rama dhe drama e femijeve shqiptar, nje rekord tjeter i zi dhe çnjerezor i qeverise.
Shqiperia ne 6 muaj nga 31/12/2014 ne 1/7/2015 kalon nga vendi i 6-te ne vendin e dyte ne bote per eksodin e femijeve!!
Te dashur miq, nje statistik e Ministrise te Punes te Italise jep te dhena tejet te dhimbshme dhe tronditese per femijet shqiptare dhe fatin e tyre. Ky raport provon me fakte se numeri i femijeve shqiptare qe largohen nga Shqiperia per ne Itali, te pa shoqeruar nga njeri, po rritet me shpejtesi te madhe. Sipas ketij raporti, me 31 dhjetor te vitit 2014 Shqiperia renditej e gjashta per numerin e femijeve te larguar te pashoqeruar per ne Itali. Ajo vinte pas Egjiptit, Eritrese, Gambias dhe Somalise, kurse me 1 korrik te vitit 2015 rezulton se renditet e dyta pas Egjiptit per numerin e femijeve qe kane hyre ne Itali te pashoqeruar nga njeri.
Keshtu, sipas raportit, në Itali aktualisht janë të regjistruar 8442 emigrantë minorenë të kombësive të ndryshme, të pashoqëruar nga një i rritur, shifër kjo që tenton të rritet për shkak të fluksit të madh të përditshëm të mbërritjes së emigrantëve. 8014 janë minorenë të seksit mashkulll e 428 të seksit femër.
Në klasifikimin e ndarjes së emigrantëve minorenë sipas kombësive të tyre, Shqipëria renditen në vendin e dytë me 1198 minorenë të pashoqëruar me origjinë shqiptare, përgjithësisht 14.2% të numrit të përgjithshëm, pas vendit të parë që zë Egjipti me 1896. Republika e Kosovës renditet në vendin e 11 me 220 miorenë.
Deri më 31 dhjetor të 2014 minorenë shqiptarë të pashoqëruar në Itali ishin rreth 1043 duke e renidtur Shqipërinë në vendin e 5 në këtë klasifikim, pas Egjiptit, Eritreas, Gambia, e Somalia. Sot 7 muaj më vonë deri më 31 korrik 2015, Shqipëria shënon një rritje të pranisë së minorenëve të pashoqëruar në 1198, duke u renditur kështu në vendin e dytë.
Keto te dhena faktojne fytyren çnjerezore te politikave sociale te qeverise shqiptare. Edi Rama, nga i cili kemi çdo dite nga nje rekord te zi ne bote, ne nje samit te vendeve qe me politikat e keqia largojne qytateret nga vendi i tyre, do rrjeshtohej ne krah te Asadit apo i dyti fill pas tij per eksodin e te rriturve, dhe ne krah te Sislit, apo i dyti fill pas tij, per dramen dhe eksodin e femijeve shqiptare. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat