Reforma në drejtësi/Eduard Halimi: Qëndrimi yn në fund të javës, presim që mazhoranca të marrë në konsideratë propozimet tona

Shqipëria

Reforma në drejtësi/Eduard Halimi: Qëndrimi yn në fund të javës, presim që mazhoranca të marrë në konsideratë propozimet tona

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:14

Nëse mazhoranca merr në konsideratë propozimet e Partisë Demokratike në lidhje me reformën në drejtësi , atëherë kjo parti do të jetë pjesë e procesit për të dhënë kontributin e saj. Ky duket se është kushti që demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha i vënë mazhorancës së majtë në lidhje me një nga reformat që konsiderohet kyce në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Deputeti demokrat Eduard Halimi, Nënkryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi në Kuvendin e Shqipërisë, tha se ekspertët e opozitës kanë punuar lidhur me dy dokumetet që mozhoranca i ka konsideruar si të përfunduara, Analizën dhe Strategjinë. Halimi sqaroi se PD do të bëjë publik qëndrimin e saj në lidhje me këtë reform në fund të javës.

“Ekspertët e propozuar nga PD janë duke përfunduar punën e tyre lidhur me dy dokumentat, të cilat mazhoranca i ka konsideruar të përfunduara dhe strategjinë e ka lënë të hapur për diskutim. Javën e ardhshme ekspertët do të paraqesin para grupit parlamentar të PD , por edhe para mediave qëndrimin tonë lidhur me dy dokumentat për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto dokumenta, me analizën dhe strategjinë, platformën e PD për reformën në drejtësi dhe ne besojmë se këto do të rishihen nga ana e mazhorancës në mënyrëe që të kemi një qëndrim të përbashkët.

Për ne dokumenti ianalizës dhe i strategjisë janë dokumenta të hartuara në mënyrë të një anshme pasi nuk ka marrë pjesë opozita. Opozita është gati që të japi impaktin e vetë, e cila javën e ardhshme do të preznatohet nga ekspertët e vet dhe me pas do paraqitet në komisionin parlamentar, në rast se mazhoranca do marrë në konsideratë qëndrimin e opozitës ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e reformës në drejtësi dhe do japin impaktin konkret”, tha Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat