Edi Rama i vë emrin e vet rrugës në të cilën banon

Shqipëria

Edi Rama i vë emrin e vet rrugës në të cilën banon

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 10:30

Tani Edi Rama jo vetëm që ka një shtëpi krejt të tijën (deri pak kohë më parë ka jetuar me qera në vende të ndryshme), por ka edhe një rrugë tërësisht të vetën.

Pak kohë pasi u transferua në vilën luksoze e me arkitekturë të pazakontë, në Surrel, edhe rruga që e çon në shtëpi ka marrë emrin e tij. Rruga quhet Edi Rama.

Është i gjithë segmenti që rrethon zonën ku ndodhet vila e tij, që duket qartë në pjesën e sipërme të fotos.

Mund ta gjeni fare lehtë në hartën e Google (maps.google.com) nëse ju duket e pabesueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat