Bashkia fillon punën për shtimin e hapësirave të gjelbra

Shqipëria

Bashkia fillon punën për shtimin e hapësirave të gjelbra

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 20:32

Investimet publike të Bashkisë së Tiranës do të shtrihen edhe në njësinë 8 dhe 9, ku pritet të realizohet edhe projekti i “Parkut Qendror dhe i Lumit të Tiranës”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u kërkoi qytetarëve që të ndërgjegjësohen, që ta ruajnë pronën publike dhe jo ta dëmtojnë atë. Ai njoftoi edhe për investimet që do të kryejë në njësinë 8 dhe 9.

“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme për investime që prekin njësitë 8 dhe 9. Njëri prej të cilëve është ai, për atë që sot nuk quhet më projekti i ‘Bulevardit të ri’, por quhet projekti i “Parkut Qendror dhe i Lumit të Tiranës”. Tashmë kemi filluar punën në zonën e lumit të Tiranës për të shtuar parkun në të, e shumë shpejt fillon puna, pas dakordësimit me fondin e Abu Dhabit, për t’u fokusuar te projekti i transformuar me më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra, me një park qendror 6-fish i Parkut ‘Rinia’ dhe me më pak ndërtime në këto zona”, deklaroi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat