A është aksident apo vënie tritoli ky në Fier?

Shqipëria

A është aksident apo vënie tritoli ky në Fier?

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 19:57

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rendur të postojë me nxitim denoncimin e “qytetarit dixhital”, pa marrë më parë informacionet apo konfirmimet e policisë për një ngjarje të ndodhur.

“Doktori” ka postuar në fb dy fotografi, ku dallohet një makinë e përmbysur, e cila dyshohet se ndodhet në hyrje të komisariatit të Policisë në Fier.

Sipas Berishës, qytetari dixhital thotë se bëhet fjalë për vendosje tritoli.

Në fakt në mapje dallohet një polic rrugor që ndodhet pranë mjetit dhe zor se në rastin e ndonjë shpërthimi zona do vazhdonte të ishte me qarkullim normal sikurse duket në foto.

Përveç kësaj, me siguri në vend të rrugorit do të ndodheshin trupat xheniere dhe anti-eksploziv të policisë.

Përveç kësaj, bien në sy disa komente shqetësuese të qytetarëve në postimin e Berishës.

Dikush, duke e marë si të mirëqenë se bëhet vërtet fjalë për tritol, thotë: “për aq afër sa ishin, ta kishin futur brenda”.

Deklarata të tilla publike, në vendet e qytetëruara hetohen me kujdes nga policia dhe qytetarët që nxitin akte dhune ndaj forcave të rendit ndiqen penalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat