Harito: Qytetarë, jepni vlerësimin për shërbimet e administratës

Shqipëria

Harito: Qytetarë, jepni vlerësimin për shërbimet e administratës

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 17:40

Ministrja e Inovacionit dhe e Administrates Publike, Milena Harito, në shërbim të transparencës u drejtohet qytetarëve duke i pyetur nëse janë të kënaqur me standardet e administrates publike dhe i jep si mundësi formularin e gatshëm ku mund të japin mendimin e tyre, pasi janë mundësia e një transparence për shërbime më të mira.

Ministrja Harito nëpërmjet statusit të saj Facebook shprehet: “Transparencë – Ju nevojitet një formular për shërbim publik ? Nuk jeni i kënaqur nga shërbimet publike në sportel ? Kërkoni standarde nga institucioni, ose printoni formularin bashkëngjitur – çdo ditë shtohen shërbime të reja !!”.

Gjithashtu, Harito sugjeron klikimin në lingun e mëposhtëm ADISA (Qendra e ofrimit te sherbimeve publike te integruara), ku thuhet: “Standarde; Për më shumë informacion mbi Kodimin e Shërbimeve Publike dhe Formularët Standard për Aplikim të shërbimeve publike që ofrohen nga administrata shtetërore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat