Rama për “Il Mattino”: Europa ka humbur prej kohësh në egoizëm

Shqipëria

Rama për “Il Mattino”: Europa ka humbur prej kohësh në egoizëm

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 13:24

Në një intervistë për gazetën italiane “Il Mattino”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se Evropa ka humbur në egoizëm dhe sot BE-ja është më shumë taktike dhe më pak strategjike”.

Rama i referohet krizës së emigrantëve në Mesdhe duke vënë në pah hendekun dramatik që ekziston në Evropë, e cila thotë ai “prej kohësh ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE.

“Do të thoja se ka një mungesë në rritje të gatishmërisë për të respektuar vlerat autentike. Më pak strategjike dhe më shumë taktike, viktimë e vetë-interesit për shkak të llogaritjeve të brendshme të kombeve të veçanta”, shprehet Rama gjatë intervistës.

I pyetur nëse Shqipëria ende është e interesuar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, ai thotë se, “aspirata evropiane nuk është e lidhur me një periudhë të caktuar historike, por është një projekt i madh, ndoshta ëndrra më ambicioze që njerëzimi ka qenë në gjendje të krijojë”, raporton Dita.

“Tragjedia që po ndodh në Mesdhe sigurisht nuk është një arsye për të braktisur projektin, por mundësi për të rinisur një Evropë që shkon përtej financave, idesë se një numër shtetesh janë bashkë vetëm për arsye ekonomike dhe komoditet individual”, thotë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat