Tërhiqet PD: Nuk ka protesta në shtator

Shqipëria

Tërhiqet PD: Nuk ka protesta në shtator

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 09:37

Partia Demokratike është tërhequr nga protestat e parashikuara në muajin shtator duke gjykuar se ky nuk është momenti i përshtatshëm.

Protestat e reklamuara me aq ngulm nga kreu i PD Lulzim Basha krijuan idenë se në shtator do të bëhej një opozitë e ashpër por nuk fakt diçka e tillë nuk pritet të ndodhë.

Sipas burimeve nga PD shkak i anulimit të protestave të parashikuara në shtator është “pamundësia për krijimin e një klime të favorshme antiqeveritare si dhe angazhimi i deputetëve të djathtë në sesionin e ri parlamentar”.

Gjithashtu PD do të bëjë një analizë të zgjedhjeve të qershorit ku humbën me një rezultat shumë të thellë.

Por vallë Lulzim Basha nuk e dinte që në shtator nis sesioni i ri parlamentar kur deklaronte se shtatori do të jetë muaji i protestave?!

Apo nuk kishte menduar se do të bënte një analizë të humbjes së zgjedhjeve të qershorit?!

Por Eno Bozdo, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës sqaron nuk bëhet fjalë për një tërheqje por për një shtyrje të protestave.

“Çdo gjë në kohën e duhur”, deklaron ai për “Shqip”.

Natyrisht që kjo gjë mund të revoltojë edhe më deputetët anti-Basha në Partinë Demokratike të cilët shpesh e kanë akuzuar se po bën opozitë të dobët dhe joagresive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat