Edi Rama cakton “Komisarët” rajonalë të Partisë Socialiste

Shqipëria

Edi Rama cakton “Komisarët” rajonalë të Partisë Socialiste

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 23:49

Partia Socialiste ka vendosur një organizim të ri brenda saj, në bazë të rajoneve, në të cilin përfshihen dy qarqe, Kështu në atë që quhet rajoni i jugut, ku përfshihen Vlora dhe Gjirokastra është caktuar si drejtues rajonal Koco Kokëdhima. Në rajonin ku do të përfshihen Tirana dhe Durrësi është caktuar Sajmir Tahiri, Blendi Klosi do drejtojë qarqet Fier- Lushnjë, Taulant Balla qarqet Elbasan- Korçë, Ditmir Bushati qarqet Kukës- Dibër, ndërsa Ili Beqaj qarqet Shkodër-Lezhë. Sipas burime nga PS-ja drejtuesit e rajoneve kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga cdo strukturë vendore, degë partie apo ministër në lidhje me projektet që ka për rajonet që mbulojnë. Në këtë mënyrë duket se Rama ka përcaktuar edhe përgjegjësit kryesorë të Partisë Socialiste për organizimin e strukturave të saj, koordinimin e tyre, kqyrjen dhe realizimin e cdo projekti, qoftë në nivel lokal ashtu edhe qendror, në lidhje me rajonet. Mësohet se drejtuesit rajonalë gjithashtu do të jenë drejtpërsëdrejti përgjegjës përsa i takon punësimeve në administratë të mbështetësve të Partisë Socialiste, ndërsa raportimet e tyre bëhen direct tek Kryetari i PS-së, që është njëkohësisht edhe Kryeministër.
Organizimi në nivel rajonal është i pari në Partinë Socialiste dhe indirekt është një sinjal i fortë mbi ekipin drejtues të fushatës së PS në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat