Cani: Lufta ndaj informalitetit do të përfshijë edhe sektorin e minierave

Shqipëria

Cani: Lufta ndaj informalitetit do të përfshijë edhe sektorin e minierave

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 23:49

Kreu i financave paralajmeron pronarët e minierave se lufta ndaj informalitetit do të përfshijë edhe këtë sektor dhe nuk do të ketë asnjë tolerim. Ministri i Financavë Shkëlqim Cani, ndërsa theksoi se aktualisht informaliteti është rreth 50 % dhe objektivi i qeverisë është ulja e ndjeshme e tij.
Shkëlqim Cani: Ta kenë të qartë të gjithë që lufta kundër informalitetit nuk është një shaka, nuk është një fushatë e cila do të fillojë në datën 1 shtator dhe do të përfundojë 30 shtator kur do të jetë një fushatë e shtrirë në të gjithë hapësirën të paktën të qeverisjes së kësaj qeverie, por unë gjykoj që do të jetë një çështje që do të vijojë. Ne kemi objektiva për ta ulur informalitetin nga tregues relativisht të ndjeshëm, ne e kemi shpallur që është 1/3 e subjekteve që janë të pafiskalizuar, që informaliteti është diku tek 50% dhe ne do ta ulim në mënyrë të ndjeshme drastike informalitetin.
Ministri i Financave Shkëlqim Cani, i shoqëruar edhe nga zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, Drejtorja e Tatimeve Brisida Shehaj dhe ajo e Doganave, Pranvera Fagu, dy ditë para nisjes së aksionit kombëtar ndaj informalitetit, zhvilluan një takim me të gjithë pronarët dhe administratorët minerar që operojnë në Qarkun Dibër.
Ministri Cani, ritheksoi gjatë takimit se qëllimi i aksionit nuk është penalizimi i asnjë subjekti, por respektimi i ligjit nga të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat