Narkotrafiku ajror/Kush është spiuni i Berishës në Policinë e Shtetit?

Shqipëria

Narkotrafiku ajror/Kush është spiuni i Berishës në Policinë e Shtetit?

Nga: Gjergj Koja Më: 29 gusht 2015 Në ora: 23:30

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe njëherë në rrjetin social Facebook të dhënat mbi narkotrafikun ajror nga Shqipëria drejt Italisë. Ndrësa i referohet burimeve policore qe e kanë informuar, Berisha shkruan se pala italiane ka njoftuar Policinë shqiptare në prill të këtij viti për trafikun ajror të drogës në Vlora, por ky informacion është injoruar totalisht nga Policia e Shtetit në qendër dhe në Vlorë. Madje sipas burimeve të Berishës, pala italiane, e cila ka patur edhe raste dekonspirimi nga pala shqiptare, ka vazhduar e vetme ndjekjen e trafikut ajror të drogës nga Vlora në Itali.

“Të dhëna të reja për narkotrafikun ajror qeveritar të drogës!
Të dashur miq, burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë më informojnë sa vijon:
- Pala italiane ka njoftuar Policinë shqiptare në prill të këtij viti për trafikun ajror të droges në Vlora, por ky informacion është injoruar totalisht nga Policia e Shtetit në qendër dhe në Vlorë
- Pala italiane, e cila ka patur edhe raste dekonspirimi nga pala shqiptare, ka vazhduar e vetme ndjekjen e trafikut ajror të drogës nga Vlora në Itali
- Sipas informacionit të palës italiane, herën e fundit avioni është nisur nga Vlora rreth orës 7:20 të mëngjesit të datës 24.08.2015 dhe është kapur nga pala italiane në ora 8:30 të asaj dite, kurse pala shqiptare është njoftuar me dt 25.08.2015 rreth ores 20:00 të darkës.
Lajmi krijoi panik të madh në kreun e policisë, pasi dihej se ajo ishte zona e mbrojtur e Sajmir Shullazit ndaj dhe informacioni u bë publik vetëm me dt 26.08.2015, pasi u morën të gjitha masat që të mos dukeshin gjurmët ministrore të aero-trafikut të drogës!”, shkruan Berisha në komentin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat