Kush po e sulmon kaq ashpër Erion Veliajn?

Shqipëria

Kush po e sulmon kaq ashpër Erion Veliajn?

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 21:34

Ka qenë thuajse kryelajmi i javës vendosja e disa tualeteve publike lëvizëse në kryqytet, si dhe gjobitja e individëve që vazhdojnë të urinojnë nëpër cepat e metropolit, shoqëruar me një fushatë denigruese nga ana e bashkisë, e cila iu ka servirur disa mediave emrat dhe fytyrat e kundravajtësve.

Por ndërkohë, nuk ka munguar edhe një gjest i ashpër sulmi ndaj kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Në shembullin e MJAFT-it të dikurshëm, dikush ka vendosur nëpër kabinat e tuletëve apo ato të ujit fytyrën e Veliajt si dhe një të shkruar “pështy këtu”.

Nuk dihet ende se kush e ka ndërmarrë këtë aksion.

Por ajo që është e sigurt, është se personi apo grupi që e kanë bërë, kanë qenë të shtyrë nga një mllef dhe dëshirë e lartë hakmarrjeje apo revanshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat