VIDEO/ Një vizitë e kamerës së BBC në Shqipërinë e bukur dhe ekzotike

Shqipëria

VIDEO/ Një vizitë e kamerës së BBC në Shqipërinë e bukur dhe ekzotike

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 19:59

Shqipëria, pavarësisht problemeve në shërbim, sërish mbetet një vend tërheqës për të huajt, e cila ka mjaft për të ofruar.


Kamera e BBC ka qenë në Shqipëri ku ka fokusuar disa nga gjërat më pikante që vendi ynë ofron.


Reportazhi nis me Butrintin ku çmohet historia dhe theksohet numri i lartë i vizitorëve. Gazetarit i bën përshtypje numri i lartë i vizitorëve britanike, të cilët përfundojnë në Butrint nga afërsia me Korfuzin.


Xhirimet janë bërë nga Rick Stein, i cili ka qenë i shoqëruar nga djali i tij. Shqipëria ka qenë pjesë e një serie reportazhesh nën siglën “Nga Venecia në Stamboll” të Stein, i cili sjell në një udhëtim të ri gastronomik e turistik bukuritë dhe të veçantat e vendeve nga Venediku në Stamboll, si një shkrirje mes Lindjes e Perëndimit.


Stein, vlerëson në udhëtimin e tij në Shqipëri, natyrën ende të virgjër shqiptare dhe sidomos ushqimin, mënyrën e të gatuarit, gjërat e freskëta dhe disa nga gatimet tradicionale.


Më mirë se ndoshta gjithë shkrimet e shumta të kësaj vere për Shqipërnë tjetër, atë të bukurën dhe ekzotiken e tregon kjo video e Rick Stein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat