Pastrimi i Tiranës, Veliaj: Qytetarë, bashkohuni në aksionin e 4 Shtatorit

Shqipëria

Pastrimi i Tiranës, Veliaj: Qytetarë, bashkohuni në aksionin e 4 Shtatorit

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:07

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka bërë thirrje qytetarëve sërish për t’iu bashkuar aksionit që bashkia do te ndërrmarë për të pastruar Tiranën.

Në një status në rrjetin social Facebook, Veliaj shkruan: ‘#‎Bashke, të mbajmë pastër Tiranën Tonë.

Organizo miqtë dhe na jep një dorë në lagjen tënde në 4 shtator me aksionin ‪#‎PastroTiranen”.

Nismën për pastrimin e Tiranës, kreu i Bashkisë e ka bërë me dije më 5 gusht, ku sqaroi se të gjithë qytetarët të bëhen pjesë. “Secili administrator do drejtojë shtabin e pastrimit në njësinë tuaj. Ndërkohë që edhe ushtria do t’i bashkohet nismës për pastrimin e inerteve”, ka theksuar Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat