Foto të papublikuara nga dasma e Fatos Nanos me Xhoanën dhe një rrëfim

Shqipëria

Foto të papublikuara nga dasma e Fatos Nanos me Xhoanën dhe një rrëfim

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 15:04

Ish-fotografi zyrtar i Protokollit të Shtetit, Meksi Xhufka, tashmë në pension, ka publikuar dy foto nga dasma e Fatos Nanon me Xhoanën.

Dasma u mbajt në Golem në 8-9 nëntor të 2002, pak pas divorcit të Nanos nga bashkëshortja e parë, Rexhina.

Ai i shoqëron këto foto me një rrëfim për dasmën:

“Dëshiroj të pasqyroj një kujtim të paharruar me zonjën e dashur dhe të thjeshtë, bashkëshorten e Kryeministrit tim, Fatos Nano.

Nano më thërret në zyrën e tij, duke më thënë: Meks, do të të aktivizoj në martesën time, me një kusht: harxhimet ekonomike në blerje filmash dhe bërjen e albumit me fotot e dasmës do t’i shlyej unë. Nano në moment thirri bodigardin, i dha një shumë të hollash nga xhepi i tij, duke e porositur që shkoni me Meksin dhe blini ato që i duhen për të fotografuar dasmen time. Me bodigardin shkuam të dyqani ‘Photo-Kumi’, atje blemë filmat, bateri, aty bëmë dhe stampimin e fotove në vendosje albumi. Nano bëri takime kokteji me popullin mbarë, me trupën diplomatike, bëri meshën e bashkimit në kishën të Rruga e Kavajës, në Durrës bëri darkën e martesës, me të ftuar shokë dhe miq.

Xhoana, pavarësisht se u lodh shumë nga aktiviteti i dasmës, por vazhdimisht fytyra e saj rrinte gjithmonë e dashur dhe e qeshur. Pasi mbaroi darka në Durrës, Xhoana na thotë: Hajdeni të bëjmë një kujtim me grupin e artit. Ja edhe fotoja me nusen e re, zonjën e thjeshtë, Xhoana Nano”, shkruan Meksi Xhufka, teksa publikon fotografinë, ku është së bashku me Xhoana Nanon.

Ajo ka veshur një fustan të gjatë ngjyrë pjepri, ndërsa qafën e ka të zbukuruar me një gjerdan të artë, i zbukuruar me gurë të çmuar. Siç mësohet nga Xhufka, Xhoana ka veshur fustan të bardhë vetëm për ceremoninë kishtare, ndërsa në darkën private në Durrës ka mbajtur më së shumti fustanin e zi.

Pavarësisht se po i afrohej dita e ceremonisë së martesës, ky (Fatos Nano) mendjen e kishte tek inagurimet e reja të fabrikave, pasi ato do të punësonin shumë të rinj e të reja. ‘Të avancohen punimet, të bëhet inagurimi’, -u thoshte ai grupit të projektuesve.

Shefi i kabinetit, Agim Isaku, i thotë Nanos: ‘Shef, këto punë do të bëhen në kohën e caktuar. Kur do pushosh, po afron ceremonia e dasmës’. Nano në atë moment i përgjigjet Agimit: ‘Të bëhet siç e ke planifikuar ti’. Kështu u bë. Paradite shkuam në ceremoninë e meshës. Aty Nano i vendosi Xhoanës kurorën e artë në kokë. Çifti Nano-Xhoana u celebruan në vendin e shenjtë. Aty, Nano puthi në ballë Xhoanën. Në këtë foto jemi në darkën e martesës në Durrës. Dhe atë natë, në tavolinë, Nano bisedonte më pak për dasmën, vëmendjen e kishte tek ecuria e punëve drejtuese si Kryeministër i Shqipërisë. Unë sa bëra foton, u largova për në tavolinat e të ftuarve të tjerë”, kujton Meksi Xhufka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat