Rama takon deputetët dhe strukturat e PS në Vlorë: Grup pune për përcaktimin e prioriteteve

Shqipëria

Rama takon deputetët dhe strukturat e PS në Vlorë: Grup pune për përcaktimin e prioriteteve

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 14:25

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Socialiste, ka zhvilluar takimin me deputetët e Qarkut të Vlorës, duke nisur serinë e takimeve me ligjvënësit socialist sipas qarqeve. Mësohet se në takim ishin të pranishëm deputetët Koço Kokedhima, Mira Shehu dhe Andrea Marto, si dhe drejtuesit e bashkive të qarkut. Po ashtu i pranishëm në takim ishte edhe kreu i këshillit të qarku Sadrit Danaj. Porn ë takim kanë munguar deputetët Valentina Lesakj dhe Fatmir Toçi. Mësohet se temë e diskutimit ishte vendimmarrja në nivel lokal dhe funksionimi i strukturave të Partisë Socialiste.

Në takim u diskutua rreth aplikimit të një metode funksionimi të gjerë, me ngritjen e një grupi pune në nivel qarku e më tej rajoni, pjesë e së cilës do të jenë drejtuesitt vendorë, deputetët dhe dy ministra për çdo rajon.
Ky grup do te kete vendim marrje sa i përket prioriteve në cdo sektor, investime e deri te punësimi. Pritet që ky grup të formatohet në shtator e të japë efektet e para në dy muaj.
Gjatë takimit u diskutua edhe për vleresimin e perfomancës dhe burimeve njerezore, të cilat do të kalohen në sitë pikërisht nga këto grupe pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat