Samiti i Vjenës/Zbardhen debatet Rama-Vucic-Hahn. Komisioneri i BE: Nuk jemi thjesht një bankë

Shqipëria

Samiti i Vjenës/Zbardhen debatet Rama-Vucic-Hahn. Komisioneri i BE: Nuk jemi thjesht një bankë

Nga: Gjergj Koja Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:30

Dy kryeministra, ai shqiptar dhe serb, Edi Rama dhe Aleksander Vucic, i kanë kërkuar llogari drejtëpërdrejt Komisionerit Johanes Hahn, gjatë Samitit të Vjenës, mbi hapat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe mbështeje më të madhe për rajonin.

Komisioneri Hahn është kundërpërgjigjur, duke u shprehur se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e shohin Bashkimin Europian si një bankë që paguan para, kur në fakt, sipas tij, është një bashkim i vlerave të përbashkëta. Gjithçka nisi kur komisoneri Hahn kërkoi më shumë përfshirje të shoqërisë civile në vendimet politike në vendet e rajonit, debat i publikuar nga përditshmja austriake Dieprees.

Shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Europian Federika Mogerini tha se po përballen me një klasë politike agresive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, teksa këta të fundit, përfshirë Rama dhe Vucic, drejtojnë kërkesa të përcaktuara nga nevojat e brendshme. Europa dukshëm ështe vënë përballë presioneve në rritje nga liderët e vendeve te rajonit, të cilët te pakten gjeografikisht, kërkojnë me shume dinjitet politik në Europë.

Edi Rama : “Nuk kemi ardhur në Vjenë për të folur gjatë gjithë kohës për shoqërinë civile. Ne duam të dimë se çfarë do të bëjë Bashkimi Europian. Njerëzit më në fund do të duan të shohin përmirësime për kushtet e tyre të jetesës. Aktualisht, Shqipëria ka statusin e vendit “Kandidat”, që do të thotë:” Unë dua të martohem, por askush nuk dëshiron të martohet me mua”.

Hahn: Bashkimi Europian nuk mund të shihet si një bankë që thjesh paguan para. Është më shumë se kaq, është një lidhje e vlerave të përbashkëta”.

Vuçiç: Ne nuk duam paratë tuaja dhe nuk kërkoj as edhe një euro të vetme nga Bashkimi Europian. Të gjithë ne , pra Ballkani Perëndimor, kemi nevojë për mbështetjen tuaj politike. Gjithashtu, ne kemi nevojë për ndihmë në çështjen e emigrantëve. Nuk mund ta përballojmë vetëm. Përveç kësaj, Serbia ka bërë shumë më shumë se disa vende të tjera të bashkimit europian për azilkërkuesit. Ne kemi regjistruar më shumë se 90 përqind të tyre, gjë e cila nuk ndodh në Itali, Greqi apo Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat