Policia, aksion më 1 shtator: Paguani gjobat ose ju konfiskohet mjeti

Shqipëria

Policia, aksion më 1 shtator: Paguani gjobat ose ju konfiskohet mjeti

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:22

Shoferët që nuk kanë paguar gjobat rrezikohen që t'iu sekuestrohet mjeti, nëse nuk i likuidojnë ato në kohë.

Policia Rrugore e Tiranës u bëri sot thirrje qytetarëve dhe institucioneve shtetërore të marrin masa për likuidimin e gjobave të vendosura nga shërbimet e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Rrugorja paralajmëron nisjen e kontrolleve nga data 1 shtator dhe mjetet me të paktën një gjobë, që u ka kaluar afati 30-ditor i arkëtimit, do të bllokohen derisa ta shlyejnë gjobën. Nëse tejkalohet afati 3-mujor i arkëtimit, mjeti do të sekuestrohet. Prandaj, policia u kërkon përdoruesve të mjeteve që të verifikojnë targat dhe të likujdojnë gjobat sipas afatit.

“Duke filluar nga data 01 Shtator 2015, pasi nga shërbimet e policisë rrugore do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme dhe për mjetet që do të rezultojnë me 1 gjobë, të cilës i ka kaluar afati 30-ditor i arkëtimit do të bëhet bllokimi administrativ deri në arkëtimin e tyre. Gjithashtu, për rastet kur mjeti brenda 3 muajve nuk shlyen detyrimet dhe nuk tërhiqet nga pronari, mjeti do të konfiskohet”, bën të ditur policia e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat