Kosova dhe Shqipëria me zonë të mbrojtur ndërkufitare

Shqipëria

Kosova dhe Shqipëria me zonë të mbrojtur ndërkufitare

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 16:12

Në Tiranë u zhvillua takimi i parë në mes grupeve punuese të Kosovës dhe Shqipërisë.

Këto grupe punuese do të angazhohen në kryerjen studimeve përkatëse për përcaktimin e vlerave natyrore të zonës ndërkufitare të dyja shteteve, përkatësisht zonës së Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vërmicës – Fierzës, akumulime këto të krijuara nga rrjedha e poshtme e lumit Drin.

Këshilltari politik i ministrit të MMPH-së, Agim Qehaja, i cili edhe kryeson grupin kosovarë ka pohuar se ne si ministri e Mjedisit jemi të interesuar në forcimin e bashkëpunimit tonë dhe së bashku të arrijmë realizimin e projekteve ndërkufitare dhe të rajonit për tu integruar në BE dhe në rrjetin mjedisor ndërkombëtar.

Gjatë punimeve dy grupet konsideruan se Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë të madhe bashkëpunimi në aspektin mjedisor e posaçërisht në shpalljen e zonës së mbrojtur ndërkufitare në mes dy shteteve pasi që këto zona natyrore karakterizohet me vlera të veçanta biologjike, biogjeografike, hidrologjike dhe peisazhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat