Prezantohet projekti i ri, ja si do të jetë kisha e Shën Thanasit në Dhërmi

Shqipëria

Prezantohet projekti i ri, ja si do të jetë kisha e Shën Thanasit në Dhërmi

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 13:35

Prezantohet projekti i Kishës së re të Dhërmiut, e cila u prish nga INUV pak ditë më parë, për shkak se ishte cilësuar si ndërtim pa leje.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, bashkë me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, prezantuan projektin të ri për kishën e Shën Thanasit.
Klosi sqaroi se, në dispozicion të ortodoksëve do të vendosen 2-3 vende për të ndërtuar objekte kulti.
Kisha e re që do të ndërtohet mbi rrënojat e Kishës së “Shën Thanasit".
“Në Dhërmi kemi vendosur të ndërtojmë edhe një objekt tjetër kulti”, deklaroi Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat