Berisha: Ramën e lanë plotësisht nervat në Samitin e Vjenës, kërcënoi hapur Europën

Shqipëria

Berisha: Ramën e lanë plotësisht nervat në Samitin e Vjenës, kërcënoi hapur Europën

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 19:30

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur kritika në drejtim të pasardhësit të tij në krye të qeverosë shqiptare Edi Rama në lidhje me qëndrimin e mbajtur dhe sjelljen e tij në Samitin e Vjenës. Përmes një statusi në Facebook, Berisha e akuzon Ramën për lidhjet me krimin, ndërsa shton se në Samitin e Vjenës Kryeministrin shqiptar e lëshuar plotësisht nervat.

“Furiozi Rama, krenari haluçinant me atë në diell, kërcënon përsëri Europën! Kreun e ekzekutivit shqiptar, të damkosur tashmë për lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin, Edi Ramën, dje në samitin e Vjenës e lëshuan krejtësisht nervat. Ai, në një krizeë halucinante kërcënoi haptas dhe pa dorashka Europën. Rama furioz, siç e quajti ai vehten, sikur të ishte Enver Hoxha apo Sllobodan Millosheviçi, deklaroi në Samit se: “Nuk është se u bëmë engjej, jemi të lumtur, që siç tha miku im i dashur ministri i jashtem i Bosnjës, se nuk kemi cështje të hapura prandaj flasim për ekonomine”. Por, vazhdoi furiozi yne me atë në diell se “askush të mos mendoje se ne nuk jemi të aftë të kemi çështje të hapura përsëri”.

Pra Rama i tha Europës kujdes dhe më pranoni kështu si jam përndryshe Ballkanin do e hedhim në erë!! Ekplozion i fuqishëm në mendjen e tij të sëmurë!!”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat