Majlinda Bregu nxjerr “sekretin” e debatit me qeverinë në Vjenë

Shqipëria

Majlinda Bregu nxjerr “sekretin” e debatit me qeverinë në Vjenë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 19:24

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, është shprehur në profilin e saj në Facebook lidhur me zhvillimet e Samitit të Vjenës së mbajtur dje mes Be-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Me ftese te Erste Foundation dhe Ministrise se Jashtme Austriake, si organizatore te Summit te Shoqerise Civile, ne Vjene. Me vjen mire qe Keshilli Kombetar i Integrimit eshte vleresuar nga organizuesit per perfshirjen e 5 organizatave te shoqerise civile ne te”, – shkruante Bregu.

Por ajo më tej rrëfeu se çfarë përmbajtjeje ka patur debati mes opozitës dhe qeverisë, që është zhvendosur deri në Austri. “Ka rendesi te padyshimte gjithperfshirja ne procesin e integrimit i cili edhe ne summit e djeshem u dominua po nga debati nese shoqeria civile eshte e ” mirepritur” nga qeveria, apo qeveria e shmang se i ngjan me opoziten. Por sado i rendesishem binomi Qeveri Shoqeri Civile te jete, Parlamentet kane mekanizmin me te rendesishem, ate te kontrollit parlamentar. Procesi i Berlinit duhet te kete dhe forumin e Parlamenteve. Pas takimit edhe me homoleget nga rajoni, kemi vendosur ta bejme zyrtar kete propozim gjate takimit te COSAP ( kryetaret e komisioneve te integrimit te Ballkanit Perendimor) i cili do te mbahet ne Tirane, ne Tetor te ketij viti”, – qe komenti i Bregut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat