Sajmir Tahiri në krye të operacionit kundër evazionit fiskal

Shqipëria

Sajmir Tahiri në krye të operacionit kundër evazionit fiskal

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 19:13

Operacioni kundër evazionit fiskal dhe informalitetit do të drejtohet nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Burime qeveritare bënë të ditur se ministrit të Brendshëm i është ngarkuar koordinimi i institucioneve që do të nisin në shtator betejën kundër evazhonit fiskal, në të cilin do të marrin pjesë vecc strukturave të Policisë së Shtetit edhe Tatimet dhe Doganat.

Policia tashmë ka filluar lëvizjen në teren, paralel më një grup prej gati 500 të rinjsh që shkojnë në biznese. Policia është e angazhuar në mbledhjen e fotokopjeve të NIPT-it për cdo bines, ndërsa trupa e të rinjve plotëson një formular dhe raporton mbi bizneset e pa regjistuar apo që ju mungon kasa.

Mësohet se Ministria e Brendshme në koordinim me Tatimet dhe Doganat po harton planin operacional, i cili do të jetë i detajuar për cdo Qark. Ashtu sikundër është paralajmëruar operacioni do të nisë nga bizneset e mëdha, veccanërisht nga ato që tregtojnë mallrat e akcizës dhe karburantet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat