Nis lirimi i hapësirave publike edhe në Shkodër

Shqipëria

Nis lirimi i hapësirave publike edhe në Shkodër

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:59

Edhe në qytetin e Shkodrës ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, e cila shumë shpejt do të nisë lirimin e hapësirave publike nga tregtarë e biznese të ndryshme.

Drejtori i Tatim-Taksave në Bashkinë e Shkodrës, Blendi Gjylbegaj, deklaroi në një komunikim me mediat se gjithë njësitë tregtare dhe bizneset që kanë zënë hapësira publike kanë afat deri më datën 30 gusht për lirimin e tyre.

Shkodra njihet edhe si një nga qytetet ku hapësirat publike janë pushtuar nga bizneset ndër vite, ku nuk mungon as tregtimi i kafshëve në qendër të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat