Doçi: Këto ishin këngëtaret e privilegjuara në diktaturë

Shqipëria

Doçi: Këto ishin këngëtaret e privilegjuara në diktaturë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:37

Poeti Agim Doçi ka thënë sot se këngëtare të privilegjuara në kohën e diktaturës ishin ato që “kishin fatin” të këndonin këngë me përmbajtje politike, duke hedhur kështu një tezë tjetër, të ndryshme nga ajo e kantautorit Gjergj Leka, që tha se të privilegjuarat ishin ato që kishin lidhje me krerët e Sigurimit të Shtetit.

Doçi, i pyetur pas furtunës që shkaktuan opinionet e Lekës, shpjegoi nga këndvështrimi i tij se “rivalitet midis këngëtareve nuk ka pasur, por kush kishte fat të këndonte këngë me përmbajtje politike e partiake, ishte e privilegjuar! Pra këto këngë diskutoheshin dhe jepeshin çmimet.”

Përsa i përket çmimeve të dhëna falë lidhjeve intime me “sigurimsat”, Doçi tha: “Ky është një diskutim i nivelit të ulët dhe ka të bëjë edhe me thashethemnajën. Kjo është ana më e keqe e “medaljes”, përbaltje e artistëve të asaj kohe.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat