Vihen tre gjobat e para për urinim në publik

Shqipëria

Vihen tre gjobat e para për urinim në publik

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 16:09

Pas publikimit të shtatë masave për një qytet të pastër, policia bashkiake ka gjobitur paraditen e sotme tre qytetarë, të cilët zgjodhën sërish urat e Lanës për të urinuar.

Shtetasit me inicialet A. P., F. M dhe B. P., nuk e kanë marrë seriozisht paralajmërimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj, dhe janë gjobitur me 50 mijë lekë.

Në vendin ku këta qytetarë u kapën duke urinuar, vetëm disa metra larg ditën e djeshme bashkia e kryeqytetit ka vendosur banjo publike. Njëri nga të gjobituri u kap pikërisht 50 metra larg nga një banjo publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat