Shkodër, Hapësirat publike, bashkia: Tre ditë kohë bizneseve që t’i lirojnë

Shqipëria

Shkodër, Hapësirat publike, bashkia: Tre ditë kohë bizneseve që t’i lirojnë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:28

Bashkia e re e Shkodrës u ka lënë afat 3 ditë bizneseve për të liruar hapësirat publike. Më pas do të nisë aksioni i policisë bashkiake për të rikthimin e hapësirave të zaptuara pa leje.
Modeli i kryeqytetarit të Tiranës Erjon Veliaj, që e nisi punën me lirimin e hapësirave publike, ka bërë efekte edhe tek bashkitë e djathta. Kryebashkiakja e Shkodres 1 javë pasi ka marrë detyrën u ka lënë afat 3 ditë bizneseve për të liruar hapësirat publike.
Blendi Gjylbegaj, drejtor i të ardhurave pranë Bashkisë Shkoder, gjatë deklaratës për shtyp kërkoi nga tregtarët të lironin hapësirat publike.
“U bëjmë thirrje bizneseve dhe tregtarëvë ambulantë që kanë zgjeruar aktivitetin e tyre përtej hapësirave të lejuara ose nuk kanë leje për shfrytëzim sipërfaqeje si trotuare dhe sheshe, të marrin masa për lirimin e tyre brenda datës 30 gusht 2015.
Ditën e hënë, më 31 gusht dhe në vazhdim strukturat e bashkisë do të kryejnë verifikime në territor dhe në mungesë të lejeve do të fillojë lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.”
Aktualisht në kryeqendrën e veriut thuajse të gjitha trotuaret janë zaptuar nga shitësit ambulant, lokalet dhe institucionet duke detyruar qytetarët të ecin paralel në rrugë me automjetet. Aksionet e mëparshme të policisë bashkiake kanë rezultuar të pasuksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat