Berisha: Në Vlorë flasin se droga me avion ishte e Sajmir Tahirit

Shqipëria

Berisha: Në Vlorë flasin se droga me avion ishte e Sajmir Tahirit

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:02

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri si të implikuar në trafikun e drogës.

“Në Vlorë, njerëzit rëndom flasin për arat me kanabis të ministrit madje shumë besonin se fluturimet e shpeshta të avionëve të drogës transportonin drogën e ministrit, i cili peshon në euro kryepolicin e vendit, Edi Rama”, shkruan Berisha në një koment në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë sipas ish-Kryeministrit drejtori i personelit në Komisariatin e Vlorës ka lidhje me Sajmir Shullazin.

“Vladimir Zane, drejtori i personelit në komisariatin e trafiqeve qeveritare të Vlorës është emëruar aty si njeri shumë konfident dhe intim i Sajmir Shullazit, nga vet ky i fundit. Mbi 70% e rekrutimeve të reja në policinë e komisariatit të trafiqeve qeveritare të Vlorës dhe sektorin e ndihmës të firmosura nga Zane, është bërë mbi bazën e eksperiencës me drogën dhe trafiqet.

Policia italiane deklaroi se ajo po hetonte që nga muaji mars i 2015, trafikun ajror të drogës nga Smokthina, Kuçi dhe fshatra të tjera të Vlorës dhe Tepelenës, që me Sajmir Shullazin, sipas filmimeve italiane është bërë kryeqyteti europian i kanabisit. Policia italiane përgënjështroi dje dhe Ardian Xhixhen (Çipën) lidhje e Genti Xhixhës, i cili mashtroi shqiptarët duke deklaruar se transporti i drogës me avion nga Kuçi, Smokthina e Tepelena ka nisur në korrikun që kaloi”, u shpreh Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat