Dy muaj pa rroga, çfarë po ndodh me punonjësit e komunave?

Shqipëria

Dy muaj pa rroga, çfarë po ndodh me punonjësit e komunave?

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 14:20

Punonjësit e ish-komunave ende nuk kanë marrë pagat prej dy muajsh.

Pas shqetësimit të ngritur tre javë më parë nga kreu i Shoqatës së Komunave Agron Haxhimali për këtë problem që prek më shumë se 10 mijë punonjës reagoi ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi.

Ai deklaroi se ka pasur probleme me kalimin e fondit tranzitor kjo edhe për shkak të konstituimit me vonesë të këshillave bashkiakë.

Çuçi deklaroi se në fund të muajit gusht do të paguheshin gjithë punonjësit.

Por megjithëse jemi në datën 27 gusht dhe ndajnë kanë ngelur vetëm dy ditë të vlefshme për të kaluar rrogat ende nuk ka asgjë të re.

Ministria e Çështjeve Vendore nuk ka dalë me asnjë deklaratë ndërkohë që mijëra familje prej dy muajsh presin rrogat.

Në fillim të muajit gusht punonjësit kërcënuan me bojkot të shërbimeve nëse nuk kryhej kalimi i rrogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat