Shembja në Dhërmi, Jorgo Goro: S’ishte kishë që të pyesnim KOASH, tani do ta ringremë

Shqipëria

Shembja në Dhërmi, Jorgo Goro: S’ishte kishë që të pyesnim KOASH, tani do ta ringremë

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 08:52

“Po, do ta kërkojmë varrin e Nilo Katalanos. Do të vazhdojë gërmimi nga arkeologët për nxjerrjen e themeleve dhe të gjitha detajeve dhe më pas do të bëhet projekti në bashkëpunim me Monumentet e Kulturës”.

Kështu është shprehur dje Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. I pyetur për kohën e shembjes, ai bën me dije se ishte lajmëruar prifti i fshatit për prishjen dhe se kishte kohë deri në 10:00 për të hequr sendet nga objekti.

Në një intervistë të shkurtër, i pyetur për reagimin e Kishës dhe atë të Ministrisë së Jashtme greke, e cila e krahasoi aktin me ato të xhihadistëve, Jorgo Gora tha:

“Për mua është një reagim i nxituar, se nuk ka prishje të një objekti kulti, por të një ndërtimi pa leje mbi rrënojat e një kishe mbi 500­vjeçare”.

Pse u shemb kisha natën? Për të shmangur konfliktin me banorët?

Ajo është procedurë e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, i cili realizoi prishjen pas kërkesës së INUV, ndoshta për të shmangur çdo konfrontim.

E dinit ju që do shembej? Kush e dha urdhrin?

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar priftin e fshatit që do të ndërhyjë për prishjen e objektit dhe kishte kohë deri dje në orën 10 të merrte masa për heqjen e sendeve brenda objektit.

Si i patë reagimet e Kishës Ortodokse dhe Ministrisë së Jashtme greke, pati një krahasim me xhihadistët?

Për mua është një reagim i nxituar, se nuk ka prishje të një objekti kulti, por një ndërtim pa leje mbi rrënojat e një kishe mbi 500­vjeçare me histori dhe rëndësi të veçantë për zonën dhe Shqipërinë, gjë që e dinë edhe pjesa më e madhe e banorëve të Dhërmiut. Objektin në fjalë duam ta rindërtojmë, duke i dhënë vlerat e duhura historike dhe kulturore zonës. Vlerësim të veçantë e nderim i historisë së të parëve tanë si pionierë të Rilindjes.

A keni frikë se mund të ketë protesta? Dhe sa do ju kushtojë ju për zgjedhjet e ardhshme?

Besoj dhe jam i bindur se qytetarët do mbështesin ringritjen e kishës së dikurshme, që do t’i japë vlera të veçanta fshatit Dhërmi.

A e keni projektin e kishës së re që do bëhet? Do jetë e ritit ortodoks besoj?

Do të vazhdojë gërmimi nga arkeologët për nxjerrjen e themeleve dhe të gjitha detajeve dhe më pas do të bëhet projekti në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Do kërkohet edhe varri i Nilo Katalanos?

Është pjesë e projektit.

Domethënë po?

Po, pra.

Meqë ishte kishë e do ndërtohet kishë, a u bisedua me Kishën Ortodokse dhe pse nuk u ra dakord për bashkëpunim mes shtetit dhe KOASH?

Në qoftë se ajo ndërtesë do ishte kishë. Por nuk ishte e tillë në asnjë pamje. Kur nuk e dinin as banorët, nuk mund të quhet kishë një ndërtim i tillë në Dhërmi. Ndërtesa që ka qenë më parë, po/ GSH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat