Pas sherrit për daljet në pub në Sarandë, pajtohet në gjykatë çifti i turistëve të huaj

Shqipëria

Pas sherrit për daljet në pub në Sarandë, pajtohet në gjykatë çifti i turistëve të huaj

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 07:24

Është pajtuar më në fund në Gjykatën e Sarandës, çifti franko-italian i turistëve, që u bë protagonist i një ngjarje të dhunshme mes tyre. Seanca për vërtetimin e Urdhrit të Mbrojtjes ndaj shtetases Karin Denife Suzann, 36-vjeç, lindur në Francë e banuese në Napoli, Itali, është mbajtur paraditen e së mërkurës.


Çifti ka mbërritur në Gjykatë me buzën në gaz, e të përqafuar, të shoqëruar madje edhe nga qeni i tyre i cili u pengua nga policia që të hynte në mjediset e Gjykatës.


Gjykatësja Nevrie Duka, pasi ka vërtetuar gjeneralitetet e tyre, ka nisur seancën me pyetjen e palëve.

44-vjeçari Giusepe Bruno Alvini, nuk ka pranuar të flasë, ndërkohë që ka qenë 36-vjeçarja Suzann ajo që ka shprehur pajtimin.


“Edhe pse është rast i përsëritur, ne kemi bërë paqe. Është qesharake të vazhdohet më tek ky denoncim”, mësohet të këtë thënë francezja, e cila ka vetëm arsimin e mesëm.


Ajo ka thënë se së bashku me bashkëjetuesin e saj, inxhinierin kimist Giusepe Bruno Alvini, duhet të iknin ditën e martë, por e kanë shtyrë për shkak të seancës gjyqësore pasi sipas 36-vjeçares, “nuk donim që ligji të na ndiqte nga pas”.


Sipas burime pranë togave të zeza, çifti bashkëjeton prej 5 vitesh. Çifti franko-italian u bë protagonist i një hetimi policor për dhunë, e një vendimi për urdhër-mbrojtje nga Gjykata, pas denoncimit të Karin Denife Suzann se ishte dhunuar nga Giusepe Bruno Alvini për shkak se kishte shkuar në disco pa lejen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat