Kastriot Islami: Vajmedet për Pretty Kryeministër, mjerë shqiptarët kush po i qeveris

Shqipëria

Kastriot Islami: Vajmedet për Pretty Kryeministër, mjerë shqiptarët kush po i qeveris

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 00:49

Deputeti demokrat Kastriot Islami ironizon Kryeministrin Edi Rama në lidhje me gjendjen që po kalon vendi, ndërsa shprehet vajmedet për këtë Pretty Kryeministër, mjerë shqiptarët nga kush po qeverisen.

“Vajmedet për këtë Pretty Kryeministër…

Vajqamet për këtë aleancë të qelbësirave….

Mjerë shqiptarët nga kush qeverisen….

****

Vetëm një ditë pasi gazeta më e madhe gjermane FAZ shkruan se Shqipëria është vendi pa të ardhme ku lulëzon hashashi, ku krimi është i lidhur me politikën, ku policët bashkëpunojnë për trafikun e drogës, ku kryeministri sfidon SHBA duke kandiduar individë me rekorde kriminale…

****

Në median shqiptare lexohen këto tituj…

Trafik droge me avionë nga Vlora drejt Italisë, arrestohen 14 persona. Në pranga edhe polici shqiptar….

Ish–shefi i Interpolit kërkon hetim për bllokimin e urdhërit për arrestimin e Mark Frrokut MPJ greke: Shembja e kulteve fetare nga xhihadistët, së fundi dhe në Shqipëri. i privilegjuari është bukëshkalë!

***

Prisni, prisni, s’keni pare gje akoma!”, shkruan Kastriot Islami në rrejtin sociale Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat